Milani shpreson të transferojë Ibrahimovicin dhe Mandzukicin në janar

11:04 | 16 Nëntor 2019
Arbresh.info

Milani është duke tentuar që ta përforcojë skuadrën në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane e ka filluar keq këtë sezon, pasi pas javës së 12-të në Serie A, ka arritur t’i grumbullojë vetëm 13 pikë dhe gjendet në pozitën e 14-të.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Rossonerët po tentojnë ta transferojnë Zlatan Ibrahimovicin dhe Mario Mandzukicin nga Juventusi.

Sulmuesi suedez ditë më parë ka bërë të ditur se po largohet nga La Galaxy, ndërsa kontrata e tij skadon më 31 dhjetor.

Në anën tjetër, kroati ka kohë që po e kërkon largimin nga Zonja e Vjetër dhe në janar pritet të ndodhë largimi i tij shkruan Telegrafi.

Milani shpreson që t’i transferojë dy sulmuesit, në mënyrë që t’u jap fund vuajtjeve për rezultate të mira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme