Qeveria e përkohshme e Bolivisë ka ndërprerë lidhjet diplomatike me Venezuelën, duke urdhëruar diplomatët e Karakasit zyrtar që të braktisin vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat raportojnë se veprimi vjen një ditë pasi liderja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Anez, e ka njohur liderin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të shtetit.
Guaido që nga muaji janar është përfshirë në një luftë për pushtet me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, kur ky i fundit fitoi në zgjedhjet e fundit.
Bolivia ka qenë e përfshirë në trazira me demonstrues që kanë protestuar për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në tetor, në të cilat ish-presidenti Evo Morales shpalli fitore për një mandat të katërt në funksion.
Protestuesit dolën në rrugë duke besuar se rezultatet ishin të manipuluara.
Morales, presidenti i parë autokton i Bolivisë, u tërhoq të dielën pas thirrjes së ushtrisë boliviane.
Pas dorëheqjes, Morales kërkoi azil politik në Meksikë. Para se të largohej, ai shkroi në Twitter se do të thehet në Bolivi “me më shumë fuqi dhe energji”.
Ai të martën arriti në Meksikë, ndërsa në ndërkohë, ligjvënësja nga radhët e opozitës, Jeanine Anez, e ka shpallur veten presidente e përkohshme e Bolivisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...