Ndryshimin për të cilin kanë votuar qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit kanë lënë pa themel presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
Për “heshtjen” e Thaçit, analisti Shkodran Ramadani në një prononcim për arbresh.info, thotë se largimi nga pushteti i PDK-së do të jetë në disfavor të presidentit Thaçi.
“Zgjedhjet e fundit kanë bërë një ndryshim politik dhe e kanë lënë pa themel Hashim Thaçin, se pa PDK-në në pushtet Hashim Thaçi qëndron pezull dhe s’ka qeveri që e mbështet në veprimet e veta. Normal që kjo ndikon në sjelljet e tij që pak sa më pasive dhe e zbehet e din që balancimi politik në vend ka nderu në favor të LDK-së e VV-së dhe zor ka me pas më imponua vetën si aktor të fuqishëm por dialogu është një dritare dhe mundësi që aj më mbajt vetën relevant në skenën politike. Pasi që e pamë që u taku me Macronin dhe kjo do ta mbaj relevant edhe për një kohë”.
Ramadani tutje thekson se edhe reagimi për “Mini-Shengenin ballkanik” ka qenë i zbehtë.
“Ka reaguar në një mënyrë për Mini-Shengenin, por edhe këtë nuk ka dashur të komentojë shumë, pasi që organizator është aleati tij Edi dhe s’ka dashur të ketë konflikt me të”, u shpreh Ramadani.
Por, një mendim tjetër ka Fatmir Sheholli.
Duke mos dashur të komentojë nëse kjo është një dorëzim politik i presidentit, shkurt Sheholli ka thënë se qetësia është në përputhje me rregullat e Kushtetueses.
“Konsideroj që funksioni i Presidentit të Kosovës ne relacion me situatën aktuale politike duhet te jete koherent me kushtetutën andaj kjo qetësi si po e quani ju është komfor kushtetutës”, ka thënë Sheholli për arbresh.info.
Që nga shpallja e zgjedhjeve të parakohshme e deri më tash, presidenti i vendit nuk ka dhënë ndonjë koment në lidhje me ecurinë e këtij procesi. Edhe daljet e tij publike nuk janë të shpeshta, madje edhe diskutimet që i bën me mysafirët që i vinë në Presidencë ka zgjedhur që t’i bëjë publike përmes komunikatave për mediave ose së fundi përmes video-selfie në profilin e tij zyrtar në facebook./V.Selimi/arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...