Zeka: Vjosa Osmani nuk po përzihet në ‘çorbën’ e koalicionit

23:36 | 15 Nëntor 2019
A. B.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se Vjosa Osmani nuk po përzihet në këtë çorbën për formimit të koalicionit në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Vjosa Osmani duket se nuk po përzihet shumë në këtë çorbën për formimin e koalicionit”, ka thënë Zeka.

Zeka mendon se Vjosa Osmani nuk ka fuqi ekzekutive brenda partisë së saj.

“E kam thënë edhe më herët se Vjosa Osmani nuk ka fuqi ekzekutive brenda LDK’së.”, është shprehur Zeka.

Sipas tiji, fuqia kryesore brenda LDK’së është Haziri dhe Veliu.

“Motori kryesor i kësaj partie është Lutfi Haziri dhe Agim Veliu”, shtoi Zeka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme