Google ADS

Limaj ipërgjigjet VV-së: Nuk u ankuan realisht tre deputetët, por u ankua LVV, Rashiq bëri pazare me Kurtin

23:00 | 15 Nëntor 2019
A. B.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka ‘sulmuar’ Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se Albin Kurti po bën pazare me Rashiqin.

Në emisionin ‘Blic Interview’, Limaj ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje u mundua që t’i grabiteshin Nismës tre deputet.

Sipas tij, ankesë formale bënë tre deputetët, por në fakt sipas tij, këtë e bëri Lëvizja vetëvendosje.

“Subjekti politik, Vetëvendosje është ankuar përmes tre kandidatëve për deputet”, tha Limaj

Ai thotë se u befasua me Lëvizjen Vetëvendosje, se si fillimisht i quajti votat e ardhura nga Serbia si kriminale dhe të paligjshme, dhe pastaj kërkon që pikërisht këto vota të rikthehen si të ligjshme.

“Si është e mundur që tri kumtesa rresht t’i lëshoj Lëvizja Vetëvendosje kundër këtyre votave serbe, dhe përfaqësuesit e kësaj partie në KQZ të kërkojnë në mbledhje anulimin e këtyre votave, ndërkohë që bëjnë ankesë në Supreme, t’i rikthejnë këto vota të paligjshme”, tha i pari i Nismës.

Limaj e ka komentuar edhe ankesën e Nenad Rashiqit, për votat e ardhura nga Serbia.

Ai ka thënë se ankesa e Rashiqit ishte si pjesë e pazareve me Albin Kurtin.

Limaj ka vlerësuar lartë vendimin e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme që të anulohen votat e ardhura nga Serbia, duke shtuar se këto vendime e çuan Kosovën drejt një shteti ligjor.

“Falënderoj ata burra e gra, që morën vendime të ligjshme, që janë edhe gardianë të ligjshmërisë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme