Google ADS

Fitore e madhe e Zvicrës me Xhakën dhe Ajetin

22:50 | 15 Nëntor 2019
Arbresh Info

Zvicra rikthehet të besojë një vend në Euro 2020.

Zvicra e Granit Xhakës, Albian Ajetit e Adir Mehmedit ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në kualifikimet për Euro 2020.

Të besuarit e Petkovic e kanë mposhtur 1-0 Gjeorgjinë, për të rrëmbyer pozitën e dytë në Grupin D, që dërgon direkt në Kampionatin Evropian.

Me këtë fitore, Zvicra ka rrëzuar Irlandën në vendin e tretë.

Ekipi i Xhakës tani ka 14 pikë, dy më shumë se rivali për këtë pozitë, Irlanda.

Zvicra kështu ka rritur gjasat për Evropian, pasi sfidën e fundit e luan me Gjibraltarin, kurse Irlanda përballet me Danimarkën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme