Në çështjen e idesë së minishengenit, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se pëlqen Ramën më shumë se sa Kurtin. Pikërisht kjo ide është arsyeja pse kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, kanë prishur marrëdhëniet e tyre, raporton RTS.
Ideja e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për minishengenin, ka prishur marrëdhëniet mes kryeministrit Rama dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti.
Kurti thotë se Shqipëria duhet të diskutojë për këtë projekt me Prishtinën dhe jo me Serbinë. Derisa Rama thotë se ideja e heqjes së kufirit në mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk do të ishte e mundur pa pëlqimin e Serbisë.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se në çështjen e minishengenit, kryeministri i Shqiprisë, Edi Rama, i pëlqen më shumë se sa kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
“Nuk e besoj se do ta thosha, por më duhet ta pranoj se Rama më pëlqen më shumë. Mendoj se Rama bëri gjënë e duhur duke pranuar iniciativën se të gjitha kritikat janë çështje politike dhe qëndrim antiserb”, ka thënë Ivica Daçiq.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...