Goran Petronijevic, avokat i kapos së krimit në veri të Kosovës Milan Radojcicit është duke qëndruar në Rusi me shqiptarin Demo Berishën. Ata së bashku po marrin pjesë në “Samitin Ruso-Ballkanik të Diplomacisë Popullore”, një formë e njohur e përfshirjes së Moskës në Ballkan.
Goran Petronijevic, për njëfarë koincidence të çuditshme ka qenë edhe avokat i të ndjerit Oliver Ivanovic. Pikërisht Milan Radojcic dyshohet nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për vrasjen e Ivanovicit. Dhe pikërisht avokati Petronojevic e ka përfaqësuar të ndjerin Ivanovic dhe tash të akuzuarin për vrasjen e tij Milan Radojcic.
Kurse, Demo Berisha, ish zyrtar ushtarak në kohën Millosheviqit, i cili jeton në Novi Sad dhe ka krijuar të ashtuquajturën “Amza e Shqiptarëve në Serbi”, është parë së bashku me Petronijevicin në Moskë.
Moska zyrtare po përpiqet që në çdo formë të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan, kryesisht përmes Serbisë, mirëpo këtë herë si instrument po përdor edhe “shqiptar të ndershëm” ndaj sistemit serb dhe prorus.
Sipas, të gjitha të dhënave, shqiptarët në përgjithësi janë populli që kanë vuajtur më së shumti nga rusët në trojet e Ballkanit, derisa Demo Berisha i shërbente Millosheviqit. Ai ka prejardhje nga Peja dhe janë shënuar disa vizita të tij në Kosovë. Së fundmi, në verën e këtij viti.
Gjatë këtij samiti të mbajtur më 12 nëntor 2019 në Voronezh të Rusisë, u nxor edhe një rezolutë, për siç thuhet, fuqizimin e bashkëpunimit të popullit të Rusisë dhe popujve të Ballkanit.
Këto janë pikat e rezolutës:
1. Në situatën e sotme politike ndërkombëtare në botë, janë krijuar kushte të favorshme për fuqizimin e bashkëpunimit multilateral në mes popullit të Rusisë dhe atij të Ballkanit, bazuar në dialogun e barabartë, shpirtërorë, historik dhe culturorë e farefisnorë. Në këtë aspekt, rekomandohet që liderët politik të Rusisë dhe shteteve të Ballkanit të aranzhimet e duhura të bashkëpunimit mes popujve tonë në pamjen e realitetit të ri Evropian.
2. Ne fuqishëm rekomandojmë që krerët e shteteve të Ballkanit të cilët iu bashkuan sanksioneve të perëndimit kundër Federatës Ruse të heqin këto bllokada, derisa ato janë drejtpërdrejt në kundërshtim me interesat origjinale të popujve tanë.
3. Çështja më e rëndësishme për Kosovën dhe Metohi është zgjidhja përmes dialogut e bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, mbi bazën e ligjeve ndërkombëtare që njohin territorin e Kosovës dhe Metohisë si pjesë periferike e jugut të Serbisë. Ky samit si edhe shumë aktivitete tjera të Rusisë, janë tregues i qartë i luftës së ashpër hibride e cila është duke shkaktuar telashe të madhe në tërë Evropën e sidomos në vendet e Ballkanit. /RTK
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...