Kosova U21 e ka pësuar humbjen e tretë në fazën e grupeve, kësaj radhe ndaj Austrisë U21 me rezultat 4-0.
Austriakët e dominuan ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa golin e parë e shënuan që në minutën e 4 me Marko Raguz.
Marco Friedl shënoi për 2-0 në minutën e 20-të duke e treguar fuqinë e Austrisë në grupmosha, transmeton Telegrafi.
Pjesa e parë u mbyll e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë trajneri Rafet Prekazi bëri disa ndërrime, por që nuk ishte se ndikuan dicka në ndeshje.
Marco Friedl e gjeti golin e dytë personal në minutën e 69-të për 3-0.
Sandi Lovric shënoi nga pika e bardhë pas disa minutash për 4-0.
Kosova ka gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...