Turqia tha se kishte dëbuar afër 50.000 emigrantë nga Stambolli, përfshirë më shumë se 6,000 sirianë, që nga fillimi i një fushate kundër migracionit të paligjshëm.
Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se 42.888 emigrantë “të paligjshëm” ishin arrestuar dhe dërguar në qendrat e riatdhesimit, me qëllim, largimin e tyre nga Turqia. Në njoftim nuk u bë e ditur kombësia e tyre.
Mirëpo raportohet se 6.416 sirianë ishin vendosur në “qendra të përkohshme strehimi”.
Fushata e autoriteteve turke kishte për qëllim zvogëlimin e numrit të refugjatëve të paregjistruar në Stamboll, që njihet si qendër ekonomike dhe qyteti më i madh i Turqisë.
Në Turqi janë rreth 3.6 milion refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar.
Sipas rregullave, ata duhet të qëndrojnë në provincën në të cilën u është caktuar, dhe mund të vizitojnë qytete të tjera vetëm me afate të shkurtra, raporton AFP.
Zyrtarët thanë në korrik se 547,000 sirianë ishin regjistruar zyrtarisht në Stamboll.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha se qëllimi i autoriteve turke ishte të dëbonin rreth 80.000 migrantë pa dokumente, deri në fund të vitit.
Turqia është përballur me probleme të vogla sociale pavarësisht fluksit të refugjatëve, nga konflikti tetë vjeçar në fqinjin e tij jugor.
Por, rënie ekonomike të cilën e pësoi vendi, ka ngritur tensionet, dhe analistët thonë se çështja e refugjatëve ka të ngjarë që ka kontribuar në humbjen e befasishme të partisë në pushtet në zgjedhjet lokale gjatë këtij viti.
Human Rights Watch dhe Amnesty International janë midis disa grupeve që akuzojnë Turqinë për riatdhesimin e refugjatëve sirianë kundër vullnetit të tyre – gjë që qeveria ka mohuar.
Turqia është shëndruar në një “digë”, duke mos lejuar migrantët që të kalojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe prej aty në Evropë.
Megjithatë, disa mijëra sosh kanë arritur të kalojnë në Evropë.
Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra milionë dollarë në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë