Gjykata Themelore në Gjilan gjatë periudhës korrik-tetor ka arritur të zgjidh një numër të konsiderueshëm të lëndëve, ku krahasuar me lëndët e pranuara, del të jetë numri më i madh i lëndëve të zgjidhura.
Kështu ka thënë për media kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, i cili ka theksuar se gjyqtarët i kanë dhënë një rëndësi zgjidhjes së lëndëve të vjetra.
“Në bazë të statistikave lëndë të trashëguara kemi 16.160, të pranuara 3.678 lëndë, kemi arritur të zgjidhim 4.112 lëndë, ndërsa në punë kanë mbetur edhe 15.726 lëndë. Kjo po tregon që numri i lëndëve po vazhdon të bie në gjykatën tonë”, ka thënë ai.
Sa i përket lëndëve të natyrës së korrupsionit, Azizi ka theksuar se janë trashëguar 22 lëndë të korrupsionit, ndërkohë janë pranuar 8 lëndë të kësaj natyre gjithsejtë 30 lëndë, prej tyre janë zgjidhur 4 lëndë, kanë mbetur në punë edhe 26 lëndë.
“Dua të them që këto lëndë kanë një prioritet të lartë nga Gjykata jonë dhe të gjitha janë në procedurë, që nënkupton që shumë shpejt do të marrin epilog” ka shtuar ai.
Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, departamenti krimeve të rënda të kësaj gjykate, ka shqiptuar 26 aktgjykime dënim me burgim efektiv, 26 aktgjykime gjobë, 10 aktgjykime me kusht, 3 aktgjykime me dënime tjera, 11 aktgjykime lirues dhe 1 aktgjykim refuzues.
“Ndërkohë Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal ka zgjidhur 37 aktgjykime me burgim efektiv, 98 aktgjykime me gjobë, 132 aktgjykime me kusht, 3 aktgjykime me dënime tjera, 4 aktgjykime lirues, 13 aktgjykime refuzues dhe 203 lëndë janë zgjidhur në mënyrë tjetër. Kjo tregon se jemi të pakompromis ndaj kryerësve të veprave penale, të të gjitha llojeve pa dallim”, ka deklaruar Azizi.
Gjykata Themelore e Gjilanit çdo ditë e më shumë po punon në rritjen e transparencës me mediat dhe publikun, gjatë këtyre 4 muajve janë arritur të publikohen 228 aktgjykime në vebfaqen e gjykatës.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve