Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ kundër Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.
Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm tek Liga e Kombeve.
Natyrisht, si në ndeshjet tjera, interesimi i tifozëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Kosovës ishte i madh për të blerë bileta.
Për shkak të kërkesave të larta, ueb-sajti për blerjen e biletave për këtë ndeshje ‘tiks.app’ ra nga sistemi.
Kjo ka bërë që mediumi i njohur sportiv ‘Bleacher Report’ të bëjë një dokumentar për tifozët e Kosovës.
“Kosova ka një popullësi prej më pak se dy milionë banorë, por 100 mijë tentuan të merrnin bileta për ndeshjen e fundit në shtëpi”, ka shkruar ‘Bleacher Report’ në dokumentarin e publikuar pak çaste më parë.
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...