Google ADS

Shasha komenton dëshminë e Marie Yovanovitch: Problemet në politikën e jashtme të SHBA-ve nuk janë opinione, por fakte.

17:30 | 15 Nëntor 2019
A. B.

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha ka komentuar dëshminë e Ambasadores Marie Yovanovitch në Kongresin Amerikan, në kuadër të procedurës së shkarkimit të Presidentit Trump.

Shasha përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka thënë se pas dëshmisë së sotme publike të Ambasadores Yovanovitch vështirësitë dhe problemet në politikën e jashtme të SHBA-ve nuk janë opinione, por fakte, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Po transmetohet live në CNN dëshmia publike e Ambasadores znj. Marie Yovanovitch në Kongresin Amerikan, në kuadër të procedurës së shkarkimit të Presidentit Trump.

“Politika e jashtme e SHBA-vë është kidnapuar dhe devijuar nga interesat korruptive, ndërsa Ambasadorët e saj gjunjëzuar dhe kërcënuar”. Këto janë fjalët që sapo tha ish Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë, znj. Marie Yovanovitch.

Ambasadorja Yovanovitch është diplomate e rangut më të lartë të karrierës së shërbimit të jashtëm të SHBA-ve. Gjatë 33 viteve ka shërbyer në 15 vende të ndryshme dhe në 3 vende të fundit si Ambasadore e SHBA-ve. Ka shërbyer Presidentëve republikan dhe demokrat çysh nga koha e Presidentit Reagan. Për shërbimin e saj është shpërblyer me dekorata më të larta nga Departamenti i Shtetit.

Pjesa e parë e dëshmisë së Ambasadores Yovanovitch ke e jashtëzakonshme. Ambasadorja ke tepër bindëse dhe ofroj një përshkrim të frikshëm të gjendjes së politikës së jashtme të SHBA-ve, ku interesat privat dhe korruptivë janë më të fuqishëm se forca institucionale e Departamentit të Shtetit. Ndërhyrjet për interesat e dyshimtë nga Presidenti Trump dhe dështimet e Sekretarit Pompeo për të mbrojtur diplomatët e tij nga sulmet dhe fabrikimet ishin vetëm disa nga mesazhet kryesore të Ambasadores.

Ke shumë dramatike, kur në kuadër të sulmeve që janë bërë Ambasadores Yovanovitch në sallën e Kongresit u projektua tweet i djalit të Presidentit Trump, ku ai cilëson Ambasadoren Yovanovitch si ambasadore qesharake, ndërsa z. Richard Grenell, i cili nuk është diplomat i karrierës, përmend si Ambasador shembull.

Pas dëshmisë së sotme publike të Ambasadores Yovanovitch vështirësitë dhe problemet në politikën e jashtme të SHBA-ve nuk janë opinione, por fakte. /arbresh.info/

https://edition.cnn.com/specials/live-video-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme