Këngëtarja njëherësh moderatorja e njohur shqiptare Big Mama, javën e kaluar kumtoi lajmin që babai i saj kishte ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje.
Artistja së fundmi ka publikuar një letër, ku ka shkruar fjalët më të mira për babain, si dhe ka falënderuar të gjithë personat e afërm që e ngushëlluan, transmeton Gazeta Sinjali.
“Baba…Dashuria ime e parë dhe e fundit, asnjëherë nuk kam dashur dikë si ti dhe kurrë nuk do të dua dikë si të kam dashur ty. Krenare që jam bija jote, faleminderit që je babai im! Unë dhe ti nuk jemi ndarë vetëm se kemi filluar një komunikim tjetër që për ne është i panjohur. Kam pasur, kam dhe do të kem baba më të mirin në botë. Me emrin tënd jam bija më krenare! Faleminderit për dashurinë që ma dhe, faleminderit për bisedat tona të gjata të cilat vetëm ti ke mund të m’i bësh në mënyrën më të dashur dhe me humorin që e trashëgova nga ti! Faleminderit që çdo herë ke pas kohë për mua! Faleminderit që çdo herë ke pas mirëkuptim për sjelljet e mia! Faleminderit që më tregove rrugën e jetës! Faleminderit për fëmijërinë time të lumtur! Faleminderit që më mësove t’i dua njerëzit…Këto falenderime baba dhe një million të tjera i kam në shpirt! Të premtoj që do jem mirë, të premtoj që do t’i realizoj ëndrrat që kishe për mua. Çdo pjesë e qenies time është pjesë e jotja! Unë jam ti! Të premtoj se do t’i vazhdoj të gjitha aktivitetet me humorin që më trashëgove dhe nuk do ndalem! Edhe pse jam shumë e thyer, ky ishte premtimi i fundit që ta dhashë. Ne nuk u ndamë vetëm ndërruam mënyrën e komunikimit. Të dua pafundësisht. Vajza babit Besjana“, ka shkruar ndër të tjera ajo në letrën e publikuar.
https://www.instagram.com/p/B447xSLnLNA/?utm_source=ig_embed
Artistja ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk hezituan ta ngushëllonin atë me fjalët më prekëse
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...