Eurokomisarët për drejtësi dhe për emigrim, Vera Jourova dhe Dimitris Avramopulos, do të marrin pjesë në forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor dedikuar drejtësisë dhe punëve të brendshme, që do të mbahet në Shkup më 18 dhe 19 nëntor, kumtoi Komisioni Evropian.
Të hënën, komisarja për drejtësi Jourova do të marrë pjesë në takimin në të cilin do të diskutohet për qeverisjen e të drejtës dhe reformat gjyqësore, si dhe për kushtet në burgjet dhe përdorimin e sanksioneve alternative. Jourova ditën e njëjtë do të mbajë edhe debat me studentët nga Fakulteti juridik.
Të martën, eurokomisari për emigracion Avramopulos do të jetë pjesë e takimit ministror për punë të brendshme në të cilin do të bisedojë për bashkëpunimin në pjesën e politikës migruese dhe udhëheqjen kufitare midis BE-së dhe rajonit.
Në rend dite do të jetë edhe lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm.
Në margjinat e takimit ministror, Avramopulos do të nënshkruajë dy aranzhmane të cilat do të mundësojnë zbatimin e planit të përbashkët për luftën kundër terrorizmit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Janë paraparë edhe takime bilaterale të eurkomisarëve me kryeministrin Zoran Zaev dhe me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, ndërsa në takim të ndarë Avramopulos do të takohet me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovskin, ndërsa Jourova me ministren e Drejtësisë Renata Deskoska./Telegrafi/
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...