Ka shkuar në 35 numri i ndërtesave të shembura në zonën e Unazës së Re.
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar mëngjesin e së premtes një tjetër aksion ku ka shembur edhe dy ndërtesa të tjera që i përkasin lotit të parë të projektit të Unazës së Madhe.
Këto, janë rrënojat që kanë mbetur pas aksionit të IKMT-së.
Edhe mëngjesin e së premtes Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, u mbështet nga forca të shumta të policisë. Ata krijuan një perimetër siguriie për të mos lejuar që shembja e shtëpive të pengohej nga askush. Po ashtu për pak orë u bllokua edhe rruga Teodor Keko. Kjo shkaktoi vështirësi qarkullimi në rrugët e tjera të Tiranës.
Por megjithatë, aksioni nuk u shoqërua me përplasje apo kundërshtime, ndryshe nga tre ditë më parë, ku si pasojë e përplasjeve midis policisë dhe banorëve, mbetën të plagosur 5 policë dhe 7 banorë.
Për lotin e parë të projektit të Unazës së madhe janë edhe rreth 12 objekte të tjera që do të shemben. Por për këtë aksion Inpesktoriat Kombëtar i Mbrojtjess së terrorit nuk ka përcaktuar një datë./TCH
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...