Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se negociatat me Lëvizjen Besa dhe Alternativën janë në rrugë të mbarë.
Sipas Selës po punohet në jetësimin e bllokut të bashkuar parazgjedhor, duke shtuar se deri tani është biseduar vetëm për çështje parimore.
“Atë që e kam thënë publikisht, natyrisht se tani është radha që ta jetësojmë. Jemi në komunikim e sipër mbi variantin për koalicion mes Aleancës, Besës dhe Alternativës dhe jemi në rrugë të mbarë. Kaq mund t’ju them deri tani – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.
Harmonizimi i programeve do të bëhet në takimet që do të organizohen në kuadër të subjekteve politike. Sela me ironi thotë se perimetri i bashkëpunimit nuk mund të zgjerohet pasi nuk ekzistojnë subjekte të tjera politike.
“Ka kohë akoma. Jemi në fillim për t’i rregulluar gjërat parimisht pastaj flasim për gjëra tjera. Kemi thënë qëndrimin tonë se për çfarë jemi të gatshëm, por me sa e di unë nuk ka subjekte të tjera – tha Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.
Qëndrimin e njëjtë e ndajnë edhe Lëvizja Besa dhe Alternativa liderët e të cilëve janë deklaruar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët./alsat
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...