Google ADS

Ronaldo mesazh Sarrit me përqafimin që i bëri Santosit, i cili deklaroi se nuk ka dyshuar kurrë në CR7

14:36 | 15 Nëntor 2019
Arbresh.info

Cristiano Ronaldo e la pas situatën e krijuar te Juventusi me një performancë mbresëlënëse në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Lituanisë, në të cilën shënoi het-trik.

Superylli portugez u bë kryetemë e mediave sportive pas zëvendësimit që i bëri Maurizio Sarri në ndeshjen kundër Milanit, pasi reagimi i 34-vjeçarit tregoi haptas pakënaqësinë me veprimin e trajnerit.

Është raportuar se CR7 e kishte sharë Sarrin teksa largohej nga fusha, ndërkohë që një veprim i tij në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ është cilësuar si mesazh kundrejt trajnerit të Juves.

Ronaldo kishte rezervuar një përqafim të gjatë për trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, i cili e ka mbështetur publikisht lojtarin e tij kryesor pas ngjarjeve të fundit.

“Ai është në rregull. Nuk kam pasur dyshim për këtë, ashtu siç kam thënë edhe para ndeshjes. Të tjerët kanë dyshuar, por unë nuk kam pasur kurrfarë dyshimi”, është shprehur ai për RTP.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai e ka përqafuar përzgjedhësin portugez duke e falënderuar në këtë mënyrë për besimin, që njëherësh ishte mesazh për Sarrin, i cili ka deklaruar se Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë.

https://twitter.com/KickOffMagazine/status/1194876910502760448

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme