Ushtria izraelite e pranon vrasjen e tetë anëtarëve të një familjeje në Gazë

14:04 | 15 Nëntor 2019
Arbresh.info

Ushtria izraelite të enjten pranoi se ka “bërë një gabim” në shënjestrimin e një ndërtese në qytetin e Gazës të mërkurën, e cila çoi në vrasjen e tetë anëtarëve të së njëjtës familje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar një zëdhënës të ushtrisë izraelite, e përditshmja Haaretz raportoi se: “ushtria vlerësoi se ndërtesa në lagjen Deir al-Balah ishte e zbrazët”.

Zëdhënësi tha se ushtria është duke hetuar sulmin ajror që ndodhi disa orë para se armëpushimi të hynte në fuqi të enjten në mëngjes.

Pas sulmit ajror, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee theksoi se sulmi kishte në objektiv Rasmi Asoarka, një figurë e shquar e Xhihadit Islamik.

Situata e përshkallëzuar dy-ditore la 34 palestinezë të vdekur, shumica e tyre civilë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme