Gruaja që humbi për tetë ditë, Remzije Mustafa ka mbijetuar vetëm duke pirë ujë dhe pa ngrënë asgjë.
Kështu ka thënë për arbresh.info motra e saj, Ismete Mustafa, e cila tregoi edhe se si u gjet ajo.
“Dita kur është larguar ka qenë vetëm në ora katër mbasdite ajo ka dal për me ble diçka dhe rreth orës 5 ka fillua një shi i madh për me u strehu është afru në një shtëpi dhe pastaj ka humb drejtimin. Dje është gjet ka treguar se ajo nuk e ka ditë kur është ditë ose natë është gjet rasisht nga një qytetar që ishte duke udhëtuar për Angli ka shku me i gjet një palë këpuca dhe e ka gjet motrën aty. Një komshi i joni e ka vërejt që ajo po vjen afër shtëpisë. Gjendja e tanishme është shqetësuese e lodhur fizikisht psiqikisht dhe ne jemi të kënaqur që është gjallë. Ka mbijetuar me ujë dhe nuk ka ngrënë asgjë, është një familje e mire s’kanë probleme financiare janë fëmijë të afërt me nënën. Ajo për 8 ditë ka qëndruar në të njëjtën shtëpi”, tha ajo.
Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.
Fatmirësisht ajo është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë./arbresh.info/
Kurti dhuron gjak, për nderuar kujtimin e Astrit Deharit
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...