Dy vite më parë, në muzeun e famshëm të statujave të dyllit, Madame Tussauds, u bë edhe një statujë për nder të Beyonce-s. Vetëm se statuja kishte një problem të vogël, mund të ngjasonte me këdo, përveçse me Beyonce-n. Nga t’ia nisim? Flokët ishin pa lidhje me ata të Beyonce-s, toni i lëkurës ishte shumë herë më i bardhë se ai i këngëtares dhe mos të fillojmë me tiparet e fytyrës. Më mirë shikojeni vetë.
Siç pritej, statuja shkaktoi shumë reagime te publiku dhe sigurisht që reagimet ishin të gjitha negative. Pas kritikave, Madame Tussauds e hoqi statujën nga muzeu dhe e zëvendësoi javën e kaluar. Gjithashtu, përmes Entertainment Tonight, Madame Tussauds kërkoi falje për tonin e lëkurës së këngëtares në statujën e parë. Stafi u shfajësua duke u shprehur se dritat, flashi dhe shumë gjëra të tjera mund të ndikojnë në mënyrën si duket toni i lëkurës së statujave të dyllit.
https://twitter.com/RachelLeishman/status/887695125530509316
Megjithatë, statuja e re e Beyonce-s i bëri të gjithë të harrojnë gjithçka që kishte ndodhur. Madame Tussauds Las Vegas zbuloi statujën e re dhe ajo duket fiks si Beyonce. Statuja prej dylli është bazuar në pamjen e këngëtares në Coachella vitin e kaluar, ku të gjithë u dashuruan për të disatën herë me Beyonce-n.
Në të majtë statuja, në të djathtë Beyonce
Mendimi i fansave për këtë vepër arti? “Më në fund për Bey-n u vu drejtësi!”
Kjo nuk është e vetmja statujë e arrirë e këngëtares, pasi një tjetër që ndodhet në Madame Tussauds në Londër ngjason fiks me të.
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti