Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre prej gjithsej tetë aksidenteve që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB-së Shkup, nga policia e komunikacionit janë përjashtuar gjashtë shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 15 shoferë para se të marrin patentë shoferi, tre shoferë fillestarë dhe 18 automjete të paregjistruara.
Për parkim të papërshtatshëm janë dhënë 99 sanksione, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 61 automjete.
Janë sanksionuar edhe gjashtë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, katër shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, tre shoferë për parkim të padrejtë, tre shoferë për tejkalim të shpejtësisë, dy vozitës mos mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës, shtatë shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të automjetit motorik dhe 30 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit./alsat
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...