Sot rreth orës 03:50 pas mesnate është përhapur zjarr në barakat e improvizuara afër Qendrës Sportive në Tetovë.
Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë arritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët pas shuarjes së zjarrit kanë vërejtur një trup të pajetë dhe të djegur brenda barakës. Rastin është konfirmuar edhe nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.
Aktualisht ka përfunduar hetimi në vendngjarje, ndërsa për shkak se trupi është karbonizuar tërësisht, me qëllim të identifikimit përmes ADN-së, trupi është dërguar në Institutin Mjeko-ligjor në Shkup. Sipas informatave të para dyshohet se bëhet fjalë për person të pastrehë./alsat
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...