Google ADS

Tsipras: Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

00:53 | 15 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut dhe dua të besoj se shumë shpejtë do të ndryshohet vendimi, sepse ky vendim nuk është i përhershëm, thotë lideri i Siryzës dhe ish-kryeministër i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin lokal “Flesh” nga qyteti grek Kozani gjatë vizitës së tij në këtë qytet.

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thekson se vlerësimi i tij është se “marrëveshja nuk është në rrezik, ndërsa nëse diçka është në rrezik ai është stabiliteti politik në vendin fqinj” dhe shfaq shpresën se Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin dhe do ta ndryshojë vendimin.

“Për mendimin tim ky vendim ishte i gabuar dhe historikisht i pasaktë, megjithatë, unë ende kam shpresë se ky vendim do të ndryshojë dhe Qeveria greke duhet të kishte rol kryesor që të ndryshojë ky vendim, por rolin e luajnë qeveritë e tjera, italiane dhe të tjera. Në çdo rast, nuk shqetësohem për stabilitetin e kësaj marrëveshje. Gjithsesi ndoshta Mitsotakisi është i shqetësuar, sepse nëse vjen Mickovski me të cilin kanë mendim të njëjtë ai do të vrapojë ta lus që të mos e kontestojë marrëveshjen, marrëveshje që ai vetë e karakterizoi si të dëmshme”, thaTsipras.

Lideri i Syrizës thotë se marrëveshja nuk po kontestohet, ndërsa ndoshta do të kontestohej “nëse në të ardhmen, në vendin fqinj fitojnë nacionalistët dhe në pushtet vijnë ato që kanë mendim të njëjtë me këto të Greqisë të cilët argumentuan kundër marrëveshjes”.

Paralelisht, ai e kritikoi qeverinë aktuale greke për qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se bëhet fjalë për “hipokrizinë më të madhe politike gjatë viteve të fundit”.

I pyetur nëse, shikojmë nga ky këndvështrim kohor, vallë do ta nënshkruante sërish Marrëveshjen e Prespës, Ciprasi thotë se vendimi do të ishte i njëjti dhe shpjegon se ai ka qenë i vetëdijshëm për çmimin politik, por ka preferuar të merrte çmimin politik për t’i dhënë vendit mundësinë që të zgjidhet çështja e vështirë e politikës së jashtme.

Ai sqaron se nga marrëveshja ka edhe shumë përfitime të mëdha për të gjithë, por edhe për banorët lokal./MIA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme