Rashica flet i zhgënjyer pas ndeshjes

23:26 | 14 Nëntor 2019
Arbresh Info

Kosova nuk ka arritur ta ruaj epërsinë ndaj Çekisë duke pësuar me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan tanët me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të.Por më pas ky rezultat nuk arriti të mbahej me Çekët që shënuan dy herë.

Ishte futbollisti Alex Kral me golat në minutat (71’) dhe (79’) që ia solli fitoren kombëtares së tij.Pas ndeshjes, ka folur futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, i cili e komentoi kështu humbjen.

“Zhgënjim shumë i madh, nuk kemi luajtur si dimë ne, pjesa e parë ishte më e dobëta e jona prej që luajmë. Çekia luajti një lojë të mirë, u angazhuan më shumë se ne, shënuam gol por nuk arritëm ta mbanim”, ishin fjalët e Rashicës për SSK.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan të dielën ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu Çekia siguron një vend për në Evropian, derisa Kosova kalimin tutje do ta kërkoj në Play Off.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme