Çekia dhe Kosova janë ndarë baras pa gola 0 me 0 gjatë pjesës së parë mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Dardanët” kanë arritur të përballen me sukses ndaj presionit tejet të lartë nga nikoqirët në këtë ndeshje vendimtare për fatin e të dy skuadrave, shkruan portali arbresh.info.
Çekia ka zhvilluar një lojë plotësisht dominuese gjatë fraksionit të parë duke udhëhequr me posedim të topit, përpjekje për të realizuar gol, goditje në portë, pasime të kompletuara, sulme e sulme të rrezikshme.
Por, djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit zviceran Bernard Challandes i shpëtuan golit falë disa pritjeve të shkëlqyera nga portieri Aro Muric.
Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...