Prej orës 9 e 30 minuta deri në orën 11, nesër gjykatat e vendit do të paralizohen. Nëpunësit gjyqësor do t’i lënë vendet e tyre të punës dhe do të dalin në protestë para gjykatave.
Sindikata që i përfaqëson të drejtat e nëpunësve gjyqësor nuk pajtohet me vendimin e Këshillit gjyqësor buxhetor, që gjykatësit të marrin rritje të shtesës së rrogës prej 6000 deri 8000 denarë në muaj kurse nëpunësit prej 500 deri në 1500 denarë.
“Sindikata e SPOGJ ka propozim të ri se si të formohet paga e administratës. Paga e administratës ta ndjekë rritjen e pagës mesatare, me vlerën e tanishme të përcaktuar të pikëve. Dhe mendoj se nëse e zgjidhim këtë problem do të mund të arrijmë marrëveshje dhe do ta zgjidhim problemin e administratës”, tha Peco Grujovski, kryetar i SPOGJ.
Pasi sindikalistët njëherë ia treguan problemet ministrit për administratë, Damjan Mançevskit, mbase para zgjedhjeve ose jo, ai para gazetarëve tha se janë shumë afër marrëveshjes për K-15 (regresin vjetor) në administratën publike.
“Javën e ardhshme do të kemi takim në Qeverinë. Unë mendoj se do të gjejmë ndonjë zgjidhje të përbashkët, por të mos prejudikoj, ata luftojnë për të drejtat e tyre, mundësitë në shtet janë ashtu siç janë. Bëjmë përpjekje të dalin në ndihmë në gjithë atë që kërkohet”, deklaroi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Revolt në mesin e të punësuarve nën ombrellën e shtetit nuk ka vetëm në sindikatën e SPOGJ-it, shprehet Grujovski. Shumë prej institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore janë të pakënaqur për rritjen e pabarabartë të pagave në sektorin publik. Ndryshe, edhe para tre vitesh nëpunësit gjyqësor i braktisën vendet e punës dhe u hodhën në grevë. Për shkak të grevës së të punësuarve pagat u janë shkurtuar, ndërsa sindikata prej vitit 2016, deri sot rregullisht kërkon t’u kthehen paratë atyre që e mbështetën grevën./Alsat/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...