Terapitë plotësuese për shërimin e kancerit bëjnë ‘më shumë dëm sesa mirë’

21:19 | 14 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Pacientët e sëmurë nga kanceri duhet t’u tregojnë mjekëve nëse marrin produkte bimore, sepse disa nga përbërësit mund të bëjën dëm në trajtimin kundër sëmundjes.

Hurdhat dhe xhenxhifili mund të vonojnë në shërimin e lëkurë kur përhapet plaga nga kanceri i gjirit, kanë theksuar shkencëtarët të një konferencë, transmeton portali arbresh.info

Profesoresha Maria Joao Cardosa tha që nuk ka asnjë provë që terapia bimore mund të funksionojë, ndërsa ka theksuar se asnjë trajtim nuk duhet të bëhet pa dijeninë e mjekut.

“Mjekët duhet të jenë më aktivë në pyetjet që ju bëhen pacientëve të tyre dhe të kuptojnë se çfarë tjetër marrin ata për trajtimin e kancerit”, tha për BBC Prof Profos Cardoso, kirurg i gjirit në Qendrën e Kancerit Champalimaud në Lisbonë, Portugali.

Ajo tha se është shumë e rëndësishme që pacientët të kontrolloheshin nga mjekët përpara se të provonin terapi shtesë për shkak të plagëve në lëkurë dhe kjo ndodh më së shumti me kancerin e gjirit.

Rreziku është se shumë produkte mund të ndërhyjnë në terapinë e hormoneve ose trajtimet e kimioterapisë, dhe disa të tjera zgjasin procesin e mpiksjes së gjakut – e cila mund të çojë në plagë që zgjasin më shumë për t’u shëruar dhe më shumë dhembje.

Ajo theksoi se produktet bimore të mëposhtme ngadalësojnë procesin e shërimit:

Hurdha
Shafrani i Indisë ( tumerik)
Xhenxhefil
Murrizi
Xhinko

Sipas Profesoreshës Cardos nuk është për t’u habitur që pacientët dhe kujdestarët e tyre kërkojnë trajtime plotësuese ose alternative të ndryshme.

Por ajo tha që njerëzit duhet ta dinë “ata mund të përfundojnë duke bërë më shumë dëm sesa të mirë”.

“Qëllimi më i lartë në mjekësi dhe më i rëndësisishëm është që  të mbani mend: mos bëni dëm”, tha ajo./arbresh.info/

Të ngjashme