Balaj dërgon në epërsi Shqipërinë kundër Andorrës

21:04 | 14 Nëntor 2019
Arbresh Info

Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë në ndeshjen si nikoqir kundër Andorrës.

Kombëtarja shqiptare realizoi për 1 me 0 qysh në minutat e parë të takimit si nikoqir kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Bekim Balaj realizoi me kokë në minutën e 6′ të ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sulmuesi vendosi topin në rrjetë pas një asistimi të bukur nga Odise Roshi.

Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

  • Bekim Balaj – 6′

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme