Bujar Osmani tregon tre gjërat që do t’i ndryshonte në Maqedoni

20:51 | 14 Nëntor 2019
Arbresh.info

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë për “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni ka folur rreth jetës së tij politike dhe personale, si dhe partisë në të cilën ai bën pjesë.

I pyetur për tre gjërat që ai do t’i ndryshonte në Maqedoni, ai të parën e përmendi raportin ndaj ndotjes së ajrit.

“Ajo që mendoj se është kryesorja që duhet të ndryshohet është raporti jonë ndaj ndotjes. Çështje tjetër është toleranca ndër njerëzore, si dhe do të doja që të ketë më pak kufi në rajon”, tha Osmani.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë me zv.kryeministrin për Çështje Evropiane:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme