Google ADS

Ambasadori britanik pret në darkë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

20:30 | 14 Nëntor 2019
L G

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka pritur sot në darkë kreun e lëvizjes Vetëvendosje,  dhe kandidatin për kryeministër, Albin Kurti, si dhe kandidaten për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori Abbott përmes një postimi në Facebook.

Përveç Kurtit dhe Osmanit në darkë ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër, Richard Moore.

“Sonte kam pritur për darkë në Rezidencën time Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Londër”, ka shkruar ambasadori Abbott./arbresh.info

Të ngjashme