Milot Rashica tregon gjendjen e tij para ndeshjes

17:37 | 14 Nëntor 2019
Arbresh Info

Milot Rashica ka zbuluar se është i “përgatitur mirë” para sfidës tejet të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e enjte).

Kosova luan kundër Republikës Çeke në stadiumin “Doosan Arena” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi i Werder Bremenit me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter ka njoftuar se është i gatshëm për betejën si mysafirë në Plzen këtë mbrëmje.

“I përgatitur mirë, i fokusuar dhe i gatshëm. Ta bëjmë këtë”, shkruan Rashica në foton ku shihet duke kryer stërvitjet e fundit para ndeshjes.

Përballja mes dy skuadrave fillon në ora 20:45 dhe portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.ifo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme