Google ADS

I jepet lamtumira e fundit regjisores, Arzana Kraja

15:07 | 14 Nëntor 2019
Arbresh.info

Varrimi i të ndjerës, regjisores, Arzana Kraja është bërë sot në ora 14:00, në varrezat e qytetit në Dragodan.

Në emër të artistëve foli Teuta Krasniq.

“Sot është dit pikëllimi për miqtë e për artin. Ike shpejt na le, pusho e qetë Arzana”, ka thënë ajo.

Në varrimin e Arzanës ishte edhe kryetari i Vetëvendosjes, Abin Kurti si dhe përfaqësues të tjerë politik.

Regjisorja tashmë e ndjerë ishte gjetur dje në orët e para të mëngjesit pa shenja jete në banesën e saj.

Prokuroria e vendit është duke kryer hetimet pasi që e kanë cilësuar si të vdekje të dyshimtë.

E ndjera ishte vajza e Kryetarit të Akademisë e të Shkencave, Mehmet Krajes.

Ngushëllime për humbjen e Arzanës kanë shprehu përfaqësues të artit, politikan e miq /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme