Me datën 13 nëntor 2019, duke filluar nga ora 21:50, në zonën e Istogut, Policia e Kosovës ka implementuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega Istog, për kontrollin e lokaleve në këtë zonë.
Gjatë implementimit të këtij plani operativ, janë kontrolluar dy (2) lokale, ku tek personat e pranishëm në këto lokale janë gjetur dhe janë konfiskuar dy (2) OC sprej dhe janë hapur dy (2) raste për ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armës’.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të Shtetit lirohen në procedurë te rregullt.
Në njërin nga lokalet gjatë kontrollit dhe verifikimit të personave, njëri nga të pranishmit është arrestuar me letërrreshtim dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...