Sot (e enjte), është një ditë mjaft e rëndësishme për futbollistin e njohur shqiptar, Granit Xhaka.
Kjo ngase nëna e tij feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar një urim i përzemërt nga i biri, duke zgjedhur fjalët më të mira për të.
Xhaka ka përzgjedhur dy fotografi për të uruar të ëmën, një kur ishte i vogël dhe një si i rritur përkrah saj dhe vëllait të tij, Taulantit.
“Në këtë botë, unë nuk kam njohur qoftë edhe një njeri të vetëm të të afrohet për së largu për të gjitha vlerat që ti ke si femër, si bashkëshorte, si nënë, si vajzë, si bashkëpuntore, por mbi të gjitha si NJERI. E di që këto fjalë duken të ekzagjeruara për ata që nuk të njohin, por unë i them me krenari dhe sigurinë më të plotë, sepse jam i bindur që kush të njeh jo vetëm që më jep të drejtë, por edhe do shtonte shumë të tjera nga vetja”.
“Ke qenë dhe do mbetesh shembulli im në jetë, edhe pse nuk do arrije dot kurrë të jem as sa gjysma jote! Gezuar ditelindjen nena ime e dashur, personi me i shtrejt ne jeten time”, ka shkruar mes të tjerash në postimin e tij Graniti.
Theksojmë që mesfushori shqiptar kohëve të fundit nuk ka kaluar aspak momente të mira te Arsenali, madje po përflitet se Milani po tenton ta transferojë Xhakën qysh në afatin kalimtar të janarit.
https://www.instagram.com/p/B410eDZHZeC/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...