Modeli Ghost, nga fillimi i vitit që vjen, do të zëvendësohet me një tjetër
I lansuar më 2009, modeli Ghost ishte shumë i pëlqyer dhe i ndihmoi Rolls-Royce që të mbledhë sa më shumë klientë të rinj në moshë, transmeton Telegrafi.
Tani që kanë kaluar dhjetë vjet, ky model duket se është vjetërsuar dhe pasi të lansohet edhe një version, do të largohet përfundimisht nga prodhimi.
Pas këtij viti, më nuk do të ketë model Ghost, pasi që dukja e makinës do të ndryshonte shumë, ndërsa në të do aplikoheshin teknologjitë e reja.
Kjo lë të kuptohet, se modeli që do ta zëvendësojë atë, mund të vijë brenda vitit që vjen, që të rivalizojë me Bentley Flying Spur.
Sikur modelet tjera nga Rolls-Royce edhe kjo makinë do ta ketë platformën e re të aluminit, që ta bëjë më të lehtë se modelet aktuale.
Lidhur me modelin që do ta zëvendësojë, ende nuk është bërë e ditur, vetëm se pritet që të jetë në mes të Phanton dhe Cullinan.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...