Nga ora 08:00 ka filluar dëgjimi publik i Komisionerit të nominuar për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Duke u përgjigjur në pyetje të Eurodeputetit, Lukas Mandl, nga EPP, për liberalizimin e vizave për Kosovën, Varhelyi bëri ndërlidhje të drejtpërdrejt në mes liberalizimit të vizave dhe progresit në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edhe pse Varhelyi ende nuk është përfaqësues i Komisionit Evropian, por vetëm i nominuar, kjo është hera e parë që një përfaqësues i BE-së bënë ndërlidhje të drejtpërdrejt formale në mes të dy proceseve respektive”, është shprehur drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Por, nuk është hera e parë që shprehet një qëndrim i tillë i Komisionit Evropian.
LEXO EDHE: Liberalizimi i vizave, çështje që BE pret të sqarohet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës
Burime të arbresh.info brenda këtij institucioni të Bashkimit Evropian patën theksuar në gusht të këtij viti se liberalizimi mund të lidhet me negociatat ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Këtë lidhshmëri, specifikisht të sqarimit të liberalizimit të vizave për serbët e Kosovës të pajisur me dokumente të Serbisë, arbresh.info e ka raportuar në gusht të këtij viti.
“Për banorët e Kosovës që posedojnë një pasaportë të veçantë serbe të lëshuar nga Drejtoria e Koordinimit të Serbisë, e cila aktualisht nuk jep mundësinë e udhëtimit pa viza në BE, duhet të gjendet një zgjidhje midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë ky burim për arbresh.info.
Komisioni Evropian në vitin 2009 vendosi që nga janari i vitit 2010 qytetarët serbë të mos kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Zonën Shengen, por kjo ju pamundësua këtyre pasaportave.
Ky zyrtar i Komisionit Evropian thotë se edhe qytetarët e Kosovës do të përfitojnë nga lëvizja e lirë sapo të merret vendimi në Këshill, duke mos saktësuar kohën.
“Sapo liberalizimi i vizave për Kosovën të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian, kushdo që ka një pasaportë të vlefshme biometrike të Kosovës do të jetë në gjendje të përfitojë nga udhëtimi pa viza në BE”, shton tutje ky burim.
Sidoqoftë, nuk u saktësua nëse këto dy procese do të shkojnë karahas njëra-tjetrës, apo kanë ndonjë lidhje njëra me tjetrën.
Nëse çështjes së liberalizimit të vizave edhe për qytetarët me pasaporta kosovare kërkohet t’i jepet një epilog edhe në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ky proces do të zvarritet edhe për disa vite tjera./arbresh.info/
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...