‘Doosan Arena’, stadiumi ku Çekia nuk njeh asnjë humbje

10:43 | 14 Nëntor 2019
Arbresh.info

Çekia kishte vendosur një muaj më parë që ndeshjen vendimtare kundër Kosovës ta luajë në stadiumin e ‘Doosan Arena’.

Stadiumi i përket kampionit të shumëfishtë çek Viktoria Plzen, por duket se kjo arenë i sjell shumë fat kombëtares çeke, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi në total në katër ndeshje zyrtare të luajtura aty, Çekia numëron 4 fitore.

Çekët mposhtën Maltën 2-1 në vitin 2012, Islandën (2-1) në vitin 2014, Kazakistanin (2-1) në vitin 2015 dhe San Marinon (5-0) në vitin 2017.

Ndeshja kundër Kosovës, e cila zhvillohet sonte në orën 20:45, do të jetë e 5-ta për Çekinë në këtë stadium pas katër fitoreve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme