Ylli brazilian i Chelseat, Willian, insiston se Ronaldinho është futbollisti më i madh i epokës moderne.
Willian pranon se bashkëkombësi i tij brazilian ishte idhulli i tij më i madh dhe se Ronaldinho është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Ronaldinho ishte më i miri nga të gjithë”, ka thënë fillimisht Willian për Goal kur u pyet për lojtarin më të madh të të gjitha kohërave.
“Ai ishte më i mirë se Cristiano Ronaldo dhe Messi”.
“Ata shënojnë shumë gola, por ajo që bënte Roni ishte e mahnitshme. Ai ishte i mahnitshëm në fushë, dhe gjithashtu shënonte gola”.
“Si tifoz i tij, unë mendoj se ai u ndal shumë shpejt”.
“Nëse Ronaldinho do të kishte vazhduar të luante edhe për nja dy vite, ai do të ishte më i miri në botë në tre, katër ose pesë raste”.
“Ai ishte dy herë, dhe atëherë nuk e di se çfarë ndodhi. Ai ishte idhulli im më i madh në futboll”, përfundoi braziliani.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...