Google ADS

Ish-luftëtari i UÇK-së nga Prizreni merr ftesë nga Specialja

00:31 | 14 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ish-luftëtari i UÇK-së, Samidin Xhezairi, i njohur si komandant “Hoxha” nga Prizreni ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë publik vëllai i tij, Hajredin Xhezairi, i cili tha se ftesa i kishte ardhur dje, njofton Klan Kosova.

Ai tha se “Hoxha” do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës dhe “se në mënyrën më të mirë do ta mbrojë luftën e pastër të UÇK-së”.

Ja statusi i plotë:

Miq të nderuar!

Për shkak të interesimit të madh privat të shokëve dhe dashamirëve tanë, ju informoj publikisht se vëllain tim Samidin Xhezairin të njohur me emrin e luftës ‘Komandant HOXHA’, dje e ka ftuar gjykata speciale në Hagë.

Natyrisht që komandant Hoxha do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës pozitivisht dhe në mënyrën më të mirë do ta mbroj luftën e pastër të ushtrisë sonë legjendare, UÇK-së.

Ju faleminderit të gjithëve për interesimin dhe përkrahjen miq.

Krenar me UÇK-në!
Krenar me Hoxhën!

Të ngjashme