Duket se histori filmash, por një shqiptar dhe e dashura e tij janë bërë milionerë, pasi një i moshuar britanik u ka lënë të gjithë pasurinë e tij. Agon Berisha dhe Karla Evans jetonin me qera në shtëpinë e Wynford Hodge në Pembrokshire dhe u kujdesën për të derisa ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare.
Ai ishte pronar i një ferme dhe një parku, me vlerë prej 1.5 milion euro, shkruan “BBC”. Duke parë dashurinë dhe përkujdesjen e shqiptarit, Hogde e la gruan pa asnjë cent dhe vendosi t’ia trashëgonte pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdesen për të gjatë fundit të viteve të fundit jetë.
I ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij, duke thënë se ajo ishte mirë nga ana financiare dhe se nuk kishte nevojë për paratë e tij. Shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e britanikut.
Prindërit e dy fëmijëve të vegjël filluan ta ndihmonin pa rrogë dhe nisën të bënin pazarin dhe të mirëmbanin fermën e tij. I moshuari vuante nga kanceri i prostatës dhe bëri më shumë se 10 testamente para vdekjes së tij. Por, në testamentin e fundit të cilin e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016, i la gjithçka që kishte në duart e dy qeraxhinjve./epokaere/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...