Google ADS

Arrestohet krahu i djathtë i një prej bandave më kriminale shqiptare

23:37 | 13 Nëntor 2019
A. B.

Xhiliano Xhoxhi, i akuzuar për trafikim heroine dhe kokaine, është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Elbasanit, për llogari të Interpol Romës.

Xhoxhi njihet si anëtar i grupit “Poter-Al”, grup i cili trafikonte lëndë narkotike nga Holanda dhe Turqia drejt Francës dhe Italisë.

Në mars të 2014, ai ishte dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg për veprën penale “trafikimit të narkotikëve”.

Por kush është Xhiliano Xhoxhi dhe banda “Poter-Al”?

Organizata kriminale në fjalë është drejtuar nga Ilir Koçiaj ndërsa krahu i tij i djathtë është Xhiliano Xhoxhi. Të dy këta persona kanë mundur që të ngrenë një rrjet të tërë të trafikut të narkotikëve në të paktën gjashtë shtete të ndryshme të botës.

Me rekrutimin e anëtarëve të organizatës janë marrë pikërisht dy krerët e saj, Koçiaj dhe Xhoxhi. Nga hetimi është zbuluar se në disa raste anëtarët e organizatës nuk njiheshin fare me njëri- tjetrin. Njohja e tyre e përbashkët ishte kreu Ilir Koçiaj. Mes tyre ishte edhe Ervin Tavanxhi, nga Elbasani, djali i ish- deputetit, Vangjel Tavanxhi.

Kryesisht aktiviteti i organizatës është zhvilluar në Itali. Kokaina merrej në Hollandë dhe më pas shpërndahej në Itali, Francë si dhe Gjermani. Në një rast është tentuar trafikimi edhe në Greqi. Heroina vinte nga Turqia dhe përfundonte në Itali.

Prokuroria shqiptare ka mundur që t’i sekuestrojë kësaj organizate 73.000 euro, 29.000 dollarë amerikanë si dhe një milionë lekë të reja. Hetimet e kryera në Itali për këtë organizatë kriminale kanë sjellë sekuestrimin e sasive të ndryshme të tyre të lëndëve narkotike, të cilat arrijnë në 22,240 kg kokainë dhe 20,032 kg heroinë për periudhën fillim i vitit 2003 deri në fillim të vitit 2004.

Grupi Poter-al ra në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

ANËTARËT

Ilir Koçiaj, nga Elbasani

Geront Tola alias Geront Dedja, nga Librazhdi

Zamir Vadardha, nga Shijaku

Bledi Balliu, nga Fieri

Aleksandër Koliçi, alias Aleksandër Gremi, nga Fieri

Leonard Çobaj, nga Vlora

Ervin Tavanxhi, nga Elbasani

Xhiliano Xhoxhi

Malvin Toto

Bisera Pudiç, shtetase kroate

Gëzim Mekaj

Robert Peçi/report

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme