A e dini se cila është sëmundja që nuk njeh moshë?

21:36 | 13 Nëntor 2019
L G

Stresi, ndryshimet fiziologjike ndikojnë në shfaqjen e depresionit Depresioni nuk po toleron asnjë moshë, duke përfshirë edhe të rinjtë, duke filluar që nga mosha 16 vjeçare.

Sipas psikologëve, ky çrregullim lidhet me disa faktorë të jashtëm, por edhe për shkak të stresit së akumuluar dhe ndryshimeve fiziologjike të kësaj grupmoshave.

Pamjaftueshmëria e të ardhurave dhe prania e sëmundjeve kronike bën që depresioni të jetë në një stad më të rëndë në disa persona.

Shpeshherë personat që vuajnë nga çrregullime të tilla mundohen ta fshehin atë, duke u paraqitur vetë në farmaci për marrjen e barnave antidepresive.

Jashtë kamerave farmacistët thonë se të rinjë të moshës 16-30 vjeç, por edhe  ata mbi 50 – vjeç paraqiten pa recetë nga mjeku, duke kërkuar barna të tilla, të cilat nuk jepen pa rekomandimin e specialistit./21Media

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme