Autobusi i Durmo Turs ka pasur të vendosur manipulator i cili e ka ndryshuar shpejtësinë për 12 deri 13 kilometra në orë. Dëshmitari i radhës në procesin gjyqësor për tragjedinë në Llaskarcë, i punësuar tetë vjet si vozitës dhe shoqërues vozitës në kompaninë “Durmo Turs” tha se pajisjen për manipulim të shpejtësisë autobusi e ka pasur që në vitin 2011, disa muaj pas punësimit të tij në këtë kompani. Filip Naumovski po ashtu gjatë dëshmisë së tij tha se në periudha të ndryshme kohore policia rrugore e kishte dënuar atë si dhe kolegët e tij për shpejtësi të lartë gjatë vozitjes në relacionin Gostivar – Shkup.
“Ditën kur ndodhi fatkeqësia, unë isha si ndihmës shofer nga Stacioni i autobusëve e deri në Gjorçe Petrov në autobusin i cili u rrokullis. Në Gjorçe zbrita për të hipur në autobusin tjetër të kontrolloj bileta. Pasi e kuptova për aksidentin, shkova në vendin e ngjarjes dhe të parin e pash shoferin të cilin e pyeta “Si ndodhi”?, ai më tha “Nuk e di çfarë ndodhi”. Atë ditë kolegu im nuk është ankuar për gjendjen shëndetësore, mirëpo as tek autobusi nuk kam vërejtur ndonjë problem teknik”, tha Filip Naumovski, dëshmitar.
Naumovski gjatë dëshmisë gjithashtu tha se së bashku me Besnik Halilin i cili është po ashtu dëshmitarë dhe i punësuar për disa vite në Durmo Turs, kanë dërguar dy autobusët që kanë qarkulluar në relacionin Gostivar – Shkup në një firmë në Zhelezarë që të ju vendoset susta e cila shërben që të mos tregohet shpejtësia e autobusit.
Gjatë seancës së kaluar dëshmitari Besnik Halili mohoi se autobusi ka pasur të vendosur manipulues, deklaratë e cila ishte e ndryshme nga ajo që kishte dhënë përpara Prokurorisë disa muaj më parë ku kishte pranuar se autobusi posedon manipulues të shpejtësisë.
Seanca e sotme gjyqësore u ndërpre pas disa orëve, kur në bankën e dëshmitarit u paraqit Josif Qose, profesor i informatikës, në cilësinë e ekspertit për të sqaruar aspektet teknike të autobusit, pasi pala mbrojtëse e të akuzuarve tha se Qose nuk posedonte licencë si ekspert i informatikës si dhe nuk figuronte në Ministrinë e Drejtësisë si ekspert. Trupi gjykues vendosi që seanca të ndërpritet, ndërsa do të kërkoj dëshmi nga Fakulteti Elektroteknik për ekspertët që posedon. Seanca e radhës u caktua më 28 nëntor./Alsat/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...