Google ADS

Valon Berisha: Bëjë ushtrime ekstra për të qenë i gatshëm për Kosovën

18:36 | 13 Nëntor 2019
Arbresh Info

Valon Berisha ka zbuluar se bënë stërvitje ekstra në klub në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet me skuadrën kombëtare të Kosovës.

Mesfushori i Lazios dhe i “Dardanëve” ka pranuar faktin se pavarësisht se nuk luan për aq minuta sa dëshiron në klub, është gjithmonë i gatshëm për të dhënë 100 për qindshin në fushë falë “ushtrimeve ekstra”, shkruan portali arbresh.info.

“Unë gjithmonë jam i gatshëm se unë se kam atë problem. Edhe pse nuk luaj sa dua në ekip dhe ndoshta nuk e kam atë ritmin që duhet për me kanë gjithmonë në top formë”, ka thënë Berisha në konferencën për shtyp në Plzen.

“Unë kur vijë këtu në Kosovës, unë i rri gjithmonë veti gati. Edhe në klub i bëjë gjithmonë ushtrimet ekstra që gjithmonë me kanë i gatshëm me jap 100 për qind për Kosovën”

Kosova luan nesër kundër Republikës Çeke ndeshjen vendimtare në kuadër të kualifikimeve.

Ndeshja e së enjtes mes dy skuadrave fillon në ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme