Ka nisur numërimi i 1 mijë e 428 vendvotimeve, pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir ELezi.
“Në këto momente po fillon procesi i rinumërimit pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pasi e kemi marrë vendimin e PZAP-it dhe pasi kemi parë me vëmendje listën e vendvotimeve që duhet të rinumërohen, mund t’iu them se janë: 1 mijë e 428 vendvotime që do të rinumërohen gjatë ditëve në vazhdim. Pra, nga lista e PZAP-it 30 vendvotime ishin të shënuara nga dy herë dhe 12 vendvotime të tjera janë rinumëruar më parë në QNR me vendim të KQZ-së”, ka thënë Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se do të punohet në dy ndërrime
“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të punojë në 2 ndërrime si dhe është shtuar numri i tavolinave apo njësive të numërimit nga 23 në 32, në mënyrë që të arrijmë që sa më shpejt të përmbyllim të gjithë këtë proces. Për të vëzhguar procesin e rinumërimit janë njoftuar edhe subjektet politike, të cilat mund të dërgojnë nga 1 vëzhgues për secilën njësi numërimi”, është shprehur Elezi./arbresh.info
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare