Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendrës strehimore për qentë endacak në Prishtinë.
Tutje sipas njoftimit të Ahmetit, komuna do të vendos edhe disa pika të ushqimit për qentë endacak në kryeqytet.
I pari i Prishtinës ka thënë se edhe një park për shëtitjen e qenve shtëpiak do të ndërtohet./arbresh.info
Më poshtë keni njoftimin e plotë të tij:
Pas shumë letrave dërguar nivelit qendror për nevojën për koordinim nacional për çështjen e qenve endacak, Komuna e Prishtinës nuk mund të pret më. Sot kemi dorëzuar në prokurim ndërtimin e qendrës/strehimores në Prishtinë.
Si shtesë, do ti vendosim disa pika të ushqimit për qentë endacak në pika kryesore në qytet.
Për fund, jemi duke ndërtuar edhe një park të qenve për shëtitjen e qenve shtëpiak.
#prishtina animal friendly city
Gjest shembullor nga Dardanët/ Nderojnë luftëtarin e UÇK-së ...
BQK lëshon në përdorim web faqen e re zyrtare: Për rritje të...
Biden në Samitin e G20: SHBA mbështet fuqimisht sovranitetin...
Nesër lansohet dixhitalizimi i fiskalizimit në Kosovë
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ...