Panairi organizohet nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, ndërsa do të qëndrojë i hapur në datat 13-17 nëntor.
Në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë është hapur edicioni i 22-të i Panairit të Librit “Tirana 2019”, ku shtëpitë botuese për disa ditë me radhë do të prezantojnë botimet e tyre.
Panairi organizohet nën kujdesin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë, ndërsa do të qëndrojë i hapur në datat 13-17 nëntor.
Në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së panairit, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha se institucioni që ajo drejton duhet të jetë një pol ku krijohen urat e komunikimit dhe dialogut.
“Është një punë e vështirë, sidomos kur flasim për librin. Besnikët e librit kanë hasur jo pak probleme në këto 22 vjet, ku më duhet të theksoj se përtej problemeve, kemi çuar përpara një rrugëtim që tashmë është kthyer në traditë. Është një rrugëtim për t’u mbështetur, ku Ministria e Kulturës nëpërmjet dialogut do të jetë prezente”, tha Margariti.
Sipas saj, panairi nuk duhet konsideruar vetëm si një vend ku shiten libra.
“Panairi është hapësira e duhur për të ndarë ide, për të krijuar komunikime dhe mbi të gjitha është hapësira ku duhet folur për letërsinë dhe për prioritetet e viteve të ardhshme. Ne kemi bërë jo pak gjatë tetorit të librit në frymën e të kthyerit të librit në një mjet për të komunikuar midis njerëzve, sepse libri është një përcjellësi i kulturës, dijes dhe historisë. Unë e shikoj librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin”, u shpreh Margariti.
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në fjalën e tij tha se në gjithë rrugëtimin e organizimit të panairit një meritë të veçantë kanë botuesit, autorët dhe përkthyesit.
“Shqipëria është shumë kulturore, tashmë lexuesi dhe populli shqiptar që nga fëmijët, të rinjtë e të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zhvilluara evropiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët më të mëdhenj nga vende evropiane dhe gjithë bota”, tha Ymeri.
Sipas tij ka ende shumë probleme për të cilat duhet të punohet bashkërisht. “I bëj ftesë publike Minstrisë së Kulturës të punojmë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Shqipëria dhe lexuesit”, shtoi Ymeri./AA
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...