Ky infeksion akut, që prek mushkëritë, mund të shkaktohet nga baktere, viruse ose kërpudha mikroskopike
Pneumonia, vrasëse fëmijësh dhe epidemi e harruar, kjo sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes, vitin e kaluar, ka qenë shkaktare e vdekjes së një fëmije nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, në nivel botëror, më shumë se çdo lloj tjetër infeksioni, sipas alarmit të ngritur nga gjashtë organizata, midis të cilave UNICEF.
“Pneumonia u ka kushtuar jetën 800 000 fëmijëve nën pesë vjeç çdo 39 sekonda, vitin e kaluar, ndër të cilët 153 000 kanë qenë në muajt e parë të jetës së tyre”, thuhet në deklaratën e këtyre organizatave, që bëjnë thirrje për një aksion botëror kundër pneumonisë.
Ky infeksion akut, që prek mushkëritë, mund të shkaktohet nga baktere, viruse ose kërpudha mikroskopike.
Në rastin e prekjes nga pneumonia, mushkëritë mbushen me qelb dhe lëng, gjë që e bën të dhembshme frymëmarrjen dhe kufizon përthithjen e oksigjenit./telegrafi
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...