Google ADS

Vdekja e regjisores Arzana Kraja, Prokuroria urdhëron që trupi të dërgohet për obduksion

15:03 | 13 Nëntor 2019
Arbresh.info

Regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja është gjetur sot pa shenja jete në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhëresë që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

“Ju njoftojmë se prokurori kujdestar për trupin e pa jetë ka lëshuar urdhëresë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa pritet raportit i autopsisë për zbulimin e rrethanave të vdekjes”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth orës 09:08 kanë pranuar informatën se në lagjen “Kalabria”, gjendet një trup i pajetë.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Ndryshe, Regjisorja kosovare njihet më së miri për filmin “Shkurta”, teksa debutimin e bëri me filmin “Fusha e mëllenjave”, i cili njëkohësisht bëri edhe hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të Pri Fest 2019.

Ndërkohë, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit “Berlinale”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme